BE-ja dhe Amerika i bëjnë thirrje Serbisë për sanksione ndaj Rusisë dhe refuzim të platformës për promovimin e luftës

Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Shtetet e Bashkuara i kërkuan Serbisë të mos i ofrojë Rusisë platformë për promovimin e luftës agresore, pasi Beogradi priti të martën zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksander Grushko. BE ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar agresore të Rusisë kundër Ukrainës,” tha një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Ai theksoi se BE pret nga Serbia, si vend kandidat për anëtarësim, të përafrohet me politikën e jashtme të bllokut evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …