leoni

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Albin Kurti: Askush nga ‘njerëzit e mi’ nuk mund ta harrojë pamjen e ushtarëve të NATO-s, kur mbërritën në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar  se në Kosovë, si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, sikur e konsideron ai qeverisjen e tij, ka rritje të kërcënimeve të sigurisë, sidomos nga sulmi terrorist në Banjskë. Derisa NATO përgatitet për fillimin e samitit të saj në Uashington të martën, duke shënuar 75 vjet nga themelimi, Kurti rikujton se si NATO është ngulitur në identitetin kulturor dhe politik të Kosovës.  Kurti në një opinion të botuar në  “The New York Times” kujton momentet entuziaste kur NATO ka hyrë në Kosovë, para 25 vitesh. Kush nga njerëzit e mi mund ta harronte pamjen e ushtarëve të NATO-s që brohoriteshin teksa mbërritën? Gjatë 25 viteve të fundit, NATO ndihmoi në çlirimin e Kosovës dhe ruajti paqen, ne ndërtuam demokracinë për të nxitur këtë paqe nga brenda, shkruan Kurti, duke e konsideruar  popullin e Kosovës  pronë të veten. Në të kaluarën kur ishte në opozitë, po ky Albini reagonte ashpër kur ndonjë nga politikanët thoshte populli im.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të …