Eksperti i Bujqësisë ka përgënjeshtruar ministrin e Qeverisë Kurti, Faton Pecin

Eksperti i Bujqësisë, Imer Rusinovci ka përgënjeshtruar ministrin e Qeverisë Kurti, Faton Pecin. Duke folur për rendimentin e grurit të këtij viti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se këtë vit, tokat bujqësore të Kosovës do të japin sasi të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve të Kosovës pasi rendimenti është tejet i lartë fal masave që ka ndërmarrë ministria që ai drejton. Nga ana tjetër, njohës të fushës së bujqësisë po vlerësojnë se as këtë vit nuk do të ketë sasi të mjaftueshme të grurit për nevojat e Kosovës. Profesori universitar, Imer Rusionovci ka thënë se ndonëse këtë vit ka prodhim më të mirë të grurit se sa të vitit tjetër, sasia e tij është e pamjaftueshme për nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …