Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar sërish nga shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Josep Borrell, pasi mori pjesë të shtunën në një takim të Organizatës së Vendeve Turkfolëse (OTS) në Azerbajxhan. Ditë më parë, Brukseli, vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe Kievi e kritikuan Orbanin, pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten. Orbani e takoi Putinin një kohë kur Hungaria mban kryesimin me rotacion gjashtëmujor të presidencës së Këshillit të BE-së. Zyrtarët e BE-së e kritikuan ashpër vizitën e tij befasuese, duke thënë se ajo kërcënon ta minojë qëndrimin e BE-së për luftën në Ukrainë dhe thanë se Orbani nuk shkoi atje si përfaqësues i Brukselit. Orbani është fjalosur me Brukselin për vizitat e tij kundërthënëse. “A nuk lejohemi të kemi darkë, apo kemi nevojë për një mandat të EUCO [Këshillit të BE-së] edhe këtë këtë?” shkroi drejtori i tij politik pas vizitës në Moskë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …