BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI shpreh shqetësim për shkak se koalicioni humbës i zgjedhjeve VLEN, po bëhet protagonist të poshtërimit të shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin se koalicioni humbës i zgjedhjeve VLEN, si protagonist të poshtërsimit të shqiptarëve, po shpërbën gjithçka të arritur për dy dekada me radhë.  Me BDI-në në Qeveri, Republikën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në samitet ndërkombëtare të NATO-s dhe të tjera, por edhe në institucionet më të larta të SHBA-ve e përfaqësonin kryeministri shqiptar, zëvendëskryeministri i parë e ministrat shqiptarë.  Ndërsa sot, për herë të parë vendin tonë e përfaqëson një delegacion monoetnik në Samitin e NATO-s në Washington.  Ky akt përfaqëson një përpjekje sistematike për të larguar shqiptarët edhe nga pjesëmarrja në përfaqësimin e vendit në proceset integruese, në të cilat BDI ka qenë protagoniste, edhe në anëtarësimin në NATO, edhe në nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …