Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka dhënë dorëheqje nga posti pas presionit politik

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka dhënë dorëheqje nga posti pas presionit politik

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka dhënë dorëheqje nga ky post. Pas dorëheqjes së tij, Bordi i RTK-së ka emëruar ushtruese detyre të drejtoreshës së përgjithshme, Zana Spahiun. Ahmetxhekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi për dorëheqje ka ardhur si rezultat i një persioni politik, dhe se nuk është akt dorëzimi i tij.  “Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, ka shkruar Ahmetxhekaj. Qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pakuptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik. Ahmetxhekaj ka shtuar se kjo dorëheqje është e pazakontë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …