leoni

Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, vështirë të arrihet pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Profesori dhe njohësi i zhvillimeve të sigurisë në  Ballkan, Alon Ben-Meir ka thënë se ambicia e Kosovës për t’u anëtarësuar në KE pa themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe është aktualisht e pamundur. Ai shtoi se kryeministri, Albin Kurti, ka humbur kredibilitetin në këtë çështje. Perspektiva që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, pa u pajtuar për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, praktikisht nuk ekziston. Gjermania, Franca dhe Italia e kanë bërë të qartë se anëtarësimi i Kosovës duhet të paraprihet nga ky asociacion,” shkroi Ben-Meir. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës në vitin 2022, por kërkesa nuk u shqyrtua muajin e kaluar për shkak të kushtëzimeve nga Gjermania, Franca dhe Italia. Ai gjithashtu shtoi se Kurti ka humbur kredibilitetin dhe Këshilli i Evropës nuk pritet ta vendosë në agjendë shqyrtimin e anëtarësimit të Kosovës së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …