Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive ndonëse ka rënie të ndjeshme të viktimave

Fronti i Ri Popullor është një aleancë e majtë me katër parti, që fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë

Fronti i Ri Popullor është  një aleancë e majtë  me katër parti, që fitoi  zgjedhjet parlamentare në Francë, duke i marrë 182 deputetë në një parlament prej 577 ulësesh tani të ndarë midis tre blloqeve të mëdha kundërshtare, asnjë me shumicë. Më e madhja është Franca e Papërkulur, e udhëhequr nga flamurtari i së majtës radikale Zhab-Lyc Mélenhon. E themeluar në vitin 2016, LFI është e majtë radikale dhe populiste që beson se partitë tradicionale dhe organizatat politike nuk i shërbejnë më demokracisë, shkruan The Guardian. E dyta vjen Partia Socialiste, partia kryesore e qendrës së majtë e Fransua Mitterran dhe Fransua Hollande. Socialdemokrate dhe pro-europiane, ishte për dekada partia më e madhe e së majtës franceze, por mori më pak se 2% në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …