Kryetarja, Vjosa Osmani, po qëndron në Uashington, ku po merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Kryetarja, Vjosa Osmani, po qëndron në Uashington, ku po merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Kryetarja, Vjosa Osmani, po qëndron  në Uashington, ku po merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Zonja Osmani njoftoi se takimet në Uashington i filloi me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. Diskutimet ishin të përqendruara në rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Ishte një diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi, nënvizoi,  Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …