leoni

Matthew Miller, ka ripërsëritur thirrjen zyrtare për drejtësi, lidhur me vrasjen nga serbët në vitin 1999 të vëllezërve Agron, Yll e Mehmet Bytyçi

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka ripërsëritur thirrjen zyrtare për drejtësi. lidhur me vrasjen  nga serbët në vitin 1999 të vëllezërve Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi të cilin ishin me shtetësi amerikane.Me anë të një postimi,  Miller është shprehur të hënën se autorët e atij akti brutal janë të lirë. Zëdhënësi i DASh-it ka kërkuar qeverisë serbe të vazhdojë investigimin dhe të marri përgjegjësi për vrasjen e tre vëllezërve. “25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar ai në plarformën “X”. Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, kishin lënë jetën amerikane me të mira dhe begati  për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …