Tetë ushtarakë turq kërkojnë azil politik në Greqi

Tetë ushtarakë turq kërkojnë azil politik në Greqi

Një helikopter turk i tipit “Black Hawk” pasi ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë ka kërkuar leje për ulje dhe është ulur i shoqëruar nga avionë ushtarakë grekë F-16 në qytetin e Aleksandrupolit në lindje të vendit, pranë kufirit greko-turk. Në bordin e tij ndodheshin tetë persona, prej të cilëve shtatë ushtarakë dhe një civil. Ende nuk ka të dhëna se për çfarë ushtarakësh turq bëhet fjalë pasi më parë ata kanë hequr gradat nga rrobat e tyre dhe nuk përjashtohet që të jenë anëtarë të Forcave Ushtarake turke që morën pjesë në tentativën e grushtit të shtetit.  Pasi është ulur helikopteri i tyre, ata janë shoqëruar në rajonin e policisë, ku kanë bërë kërkesën për azil politik. Sipas Shtabit të Forcave ushtarake greke po bëhen të gjitha procedurat për rikthimin e helikopterit në Turqi.  Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Çavushoglou ka kërkuar nga homologu i tij grek Nikos Kocais dorëzimin e menjëhershëm të tetë personave. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …