Umit Dunadar: Falë bashkëpunimit të popullit me ushtrinë gjendja është stabilizuar

Umit Dundar: Falë bashkëpunimit të popullit me ushtrinë gjendja është stabilizuar

Ushtruesi i detyrës i Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Umit Dundar, në një konferencë për gazetarë, në Ankara,  ka bërë të ditur se deri tani dihet se janë vrarë 104 persona që kanë bërë përpjekje për grusht shtet, ndërsa gjatë përleshjeve janë vrarë edhe shumë qytetarë turq të përfshirë në konflikt me forcat puçiste. Falë bashkëpunimit të popullit me ushtrinë gjendja është stabilizuar ka saktësuar Dundar, i cili fajtor për grusht shtetin i bën  “strukturat paralele” dhe që konsiderohen ithtarë të disidenti turk, Fethullah Gylen. Burime të medieve bëjnë të ditur për 250 të vrarë dhe mijëra të plagosur gjatë përleshjeve disa orë në Stamboll dhe në disa qytete të Turqisë. Po ashtu flitet për rreth 3.000 të arrestuar.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …