Vizat schengen

Islam Krasniqi: Mesazhi prekës i djalit të dëshmorit në “Facebook”

Duke i lexuar njoftimet në Facebook, me ra nje postim në sy, i cili ma turbulloj mendjen, i cili me beri të mendoj shumë gjëra të cilat nuk i kisha menduar asnjë herë me parë, hallet e një të riut i cili është biri i dëshmorit, dhe i cili i’a jepte lamtumiren prindit të tij pranë varrit.

” I dashuri baba, me fal të lutem, me fal që po e  marr  këtë vendim qe ti kurrë nuk do të me falesh as nën varre, sot unë palova teshat mia, sot po i vë çelësin shtëpisë tone, po e le nënën time dhe tënden në prag të shtëpisë si dy qyqe, po ju kthej shpinën të afërmëve qe ti mi le, se po nisem me një rruge të re.

Porosia jote e fundit ishte qe të rritemi, të shkollohemi dhe të punojmë për ndërtimin e shtetit, që aq shumë e deshe, të cilit vend ti ja fale edhe  jetën.  Pavarësisht nga  skamja dhe varfëria e madhe që e u shtri mbi familjen tonë, ne u shkolluam, por në punë askund s po mund te  kyqemi, sepse shokët e tu të pushkës,  po na shohin vetëm në fushatat zgjedhore, apo në përvjetorin tënd, Ata   i kane zane ka 10 vende punë, e ne fëmijët   dëshmorëve duhet të presim pensionin tënd që të mbushim barkun bukë, andaj sot mora një vendim që do të vuaj terë jetën, por s po kam rrugë tjetër,  sot po nisemi për Europ apo edhe me larg.

Ata që ty të vranë dhe masakruan qindra mira fëmije gra dhe pleq, ata po trajtohen si familje mbretërore nga qeveria e Kosovës ne Atdheun tënd, po sillen sot si pronar të Kosovës, të gjithë të punësuar, dhe po bëjnë çfarë po duan sikur në kohen e Milloshoviqit..

Apo e shiheni së në çfarë gjendej kemi ranë, nuk e dimë së ku po jetojmë, fëmijët e dëshmorëve, po trajtohen njëjtë sikur trajtohen ne Serbi apo Maqedoni, ku fëmijët e dëshmorëve u lanë në meshirën e Zotit. A është ky shpërblimi që e  meritojnë familjet e dëshmorëve, apo kjo ishte projekt i bashkësisë ndërkombëtare, që liderët tanë të shkelin mbi familjet e dëshmorëve, për ti përmbushur kërkesat e Serbisë, që të marrin me shumë poena karshi ndërkombëtarëve..

Ruso  thote: “Nuk kam frikë nga ligji, por nga gjykatësi”, nga ai i cili e ndan këtë drejtesi, nga ai qe po i prin këtij populli, i cili është ber  milioner, duke u thirrur ne vlerat e luftes dhe te paqes, me djersen tone, e ne po jeton ne varfëri të thelle, ne skamje, duke shpresuar për nje dite me të mirë. Nëse nuk ndryshon ky sistem, nëse nuk vetëdijësohen këta lider, kjo elitë politike, populli një ditë do të  largohen të gjithë, sepse shpresën e të ardhmes ja vratë ju vetë me punët e juaja të pamira.

 Ky njeri po iku nga halli, sepse edhe ky duhet t’i ushqej dhe te kujdeset për familjen tij  dhe jo se është më pak shqiptar, jo se e do me  pak atdheun e tij, por ai po largohet së atdheu i tij u  bë goja e peshkaqenit, ku gjithçka po përbinë pamëshirshëm. Qeveria duhet  që t’ i flasë  vetës dhe t’ i thotë stop të keqes, tua  marr  zyrtarëve dhe  militantëve të vetë vendet e shumëfishta të punës dhe të punësoj kuadro të reja, që energjinë dhe  diturin e tyre ta shkrijnë në vendin e tyre, e  jo nëpër baushtella e kanalizime të Evropës!…

Islam Krasniqi: Liberalizimi- një letër që po na kushton shumë shtrenjtë

Deklaratat e fundit të parlamentit Europian lidhur me Liberalizimin e vizave, na bën të kuptojmë se rrugëtimi drejtë shtëpisë se madhe është i pa mundshëm për qytetaret e Republikës se Kosovës.   Pas pritjeve kaq të gjata, për heqjen e regjimit te vizave për qytetaret e Kosovës, përsëri vjen zhgënjimi, nuk ekziston vullnet politik nga BE-ja, qe ti thyej kufijtë e heshtjes dhe te ju hap rrugën edhe Kosovarëve që të jenë te barabartë me qytetaret e Ballkanit, në lëvizjen e lirë.

Komisioni Evropian propozoi më 4 maj heqjen e vizave për Kosovën duke vënë si kusht edhe ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, një çështje që ka ndikuar në thellimin e krizës politike në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Shtyrja e votimit për Liberalizimin e  vizave nga Parlamenti Europian ka qenë e pritshëm sepse qeveria e  Kosovës nuk e  ka  ratifikuar ende marrëveshjen për Vijën Kufitare me Malin e Zi, e  cila as në shtator nuk pritët të ndodh si pasoj e ngecjes së Demarkacionit, sepse qytetarët nuk kanë tokë për ti falur askujt, dhe se me marrëveshje  tinëzare Kosovës i janë shkëputur qindra mira hektar, apo pjesë të territoreve  që nga  Molla e Kuqe, siç e njeh historia, ashtu siç po dëshirojnë ti shkëputen edhe 8 mi hektar, po me kësi marrëveshje.

Bashkimi Evropian me politiken e saj, popullit të Kosovës po i benë një padrejtësi të madhe, sepse  një kusht i tillë nuk është paraparë për asnjë shtet tjetër, por vetëm për qytetaret tanë, që tregon së ende qytetarët e  Kosovës trajtohen si qytetar të dorës së dytë.

Nuk është vetëm shteti ynë që nuk i ka  ratifikuar kufijtë e  vetë, ne e dimë mirë së dy shtetet Slloveni – Kroaci, ende nuk e  kanë zgjedhur çështjen e kufirit, por sot janë anëtarë të BE-së, e për ne s’ka  as lëvizje të lirë, por mos të harrojmë së ky kusht për Kosovën ka  dal si pasoj e paaftësisë së Institucioneve vendore, të cilat me  egon e tyre për ti ruajtur postet e tyre, nënshkruajnë marrëveshje edhe ne dëm te  vendit.

Qeveria e Kosovës ka  obligim që të shkarkoj Komisionin Aktual dhe ti mbledh  të gjitha  partitë politike, ekspertet dhe njohësit e lëmenjve të caktuar  për të formuar një komision të përbashkët, për rishikimin dhe  përmirësimin e  gabimit që janë bërë me komisionin aktual dhe ti lë deklaratat injoruese të cilat s’po na  dërgojnë askund. Nëse  një gjë e  tillë mungon, jo që do të ketë Liberalizim të Vizave por  do të kthehet skenari që jemi mësuar të shohim në Kuvend për 7 muaj me radhe,  pa e  përjashtuar edhe ndonjë konflikt të armatosur mes  banorëve të Rugovës dhe forcave të armatosura të Malit të Zi.

Ditëve të fundit Kryeministri i vendit ratifikimin e marrëveshjes se Demarkacionit po e kushtëzon edhe me formimin e FAK-ut, gjë e cila s’po i pëlqen askujt, sepse populli nuk është i interesuar ti fal tok askujt, por qeveria nuk po mund te kthehet mbrapsht  sepse e ka shitur ketë pjesë.

Apo e shiheni se ku na ka sjellë  kjo klasë politike, gjersa te tjerët bëjnë plane dhe vizitojnë planetë të tjerë, ne ende nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër toke, sepse që nga fillimi është hapur pako e Ahtisaarit dhe për gjithçka duhet kompromisi, vetëm te dhamë nga kjo Kosovë e vogël e varfër, ku kjo klasë politike ka menduar vetëm për vete, dhe është në  gjendje të bej gjithçka vetëm te mos prish rehatin e vete, ti marrin nga 10 paga mujore qe ti mbyllin sytë karshi se vërtetës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …