OVL e UÇK-së kundërshton çdo iniciativë për procese të reja në Hagë ndaj UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër ndaj çdo përpjekjeje për hapjen e proceseve të reja në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si përpjekje për shtrembërimin e historisë dhe cenimin e vlerave të luftës çlirimtare. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se iniciativa të tilla përbëjnë, sipas saj, manovra të revizionizmit politik, me synim kriminalizimin e një lufte të drejtë çlirimtare dhe minimin e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit. “Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet. Çdo përpjekje për ta njollosur këtë sakrificë është e papranueshme dhe përbën sulm ndaj së vërtetës historike”, thuhet në reagimin e organizatës. Ky reagim vjen pasi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se ka informacione për iniciativa që lidhen me Tribunalin e Hagës dhe me hapjen e çështjeve që kanë të bëjnë me UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti paralajmëron zhvillim të rrezikshëm: Po tentohet rihapja e çështjeve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se disponon informacione për iniciativa …