LDK miraton vendime për disiplinën partiake dhe vazhdimin e negociatave për institucionet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, duke obliguar të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e saj që t’i respektojnë dhe zbatojnë vendimet e organeve kompetente të partisë, në përputhje me Statutin. Në një nga pikat e miratuara, Kuvendi i LDK-së përcakton si orientim parësor politik angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Po ashtu, Kuvendi i ka dhënë mandat kryesisë së partisë të vazhdojë negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, me arsyetimin se ky proces është në funksion të mbrojtjes dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Vendimet kanë nxitur reagime edhe brenda partisë. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, u shpreh se deklarata politike e miratuar nuk ka qenë e nevojshme, por theksoi se, pavarësisht kësaj, Kuvendi përfundoi me një qëndrim të përbashkët. “U miratua një deklaratë politike për neve jo e nevojshme, por sido që të jetë ky është rezultati dhe partia doli e bashkuar”, deklaroi Zemaj para mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti paralajmëron zhvillim të rrezikshëm: Po tentohet rihapja e çështjeve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se disponon informacione për iniciativa …