BDI dënon dhunën skandaloze ndaj foshnjes 3-muajshe nga motive etnike, kërkon të dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit

Në një reagim të BDI-së thuhet se dhuna e konstatuar fizike, skandaloze,  ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe,  për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve, që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër.  Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë.  Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as një orë të vetme.  Mungesa e legjitimitetit etnik në qeverinë monoetnike dhe dëshira e verbër për pushtet duke i poshtërsuar shqiptarët i ka dhënë hov antishqiptarizmit institucional dhe shtetëror në përmasa alarmante, thuhet mes tjerash në reagimon publik  të BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …