Tomash Szunyog, përfundon mandatin katërvjeçar me mesazh për Liberalizimin e Vizave dhe Integrimin Evropian

Tomas Szunyog: Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar dhe ligjor i Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar dhe ligjor i Kosovës, për të cilin vendi ka rënë dakord qysh  në vitin 2013 dhe se është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë Kushtetuese. Ai ka thënë se BE-ja ka propozuar draftin për Asociacionin, për të cilin kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që ta nënshkruante dhe ta pranonte në tetor të vitit të kaluar. Szunyog ka theksuar se ky draft respekton vijat e kuqe të të dyja palëve dhe se duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi propozuar si Bashkimi Evropian një draft. Kuptimi im është se kryeministri Kurti në fakt ishte i gatshëm ta pranonte këtë draft dhe ta nënshkruante tetorin e kaluar. Pra, nga ky këndvështrim, ne besojmë se ky është një draft i mirë, duke respektuar vijat e kuqe të të dyja palëve. Dhe ne besojmë se duhet marrë dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese në atë mënyrë që të jetë e pranueshme dhe Gjykata Kushtetuese mund të vendos për këtë”, ka thënë,  Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog,

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …