Gjykata

Sot shpallet aktgjykimi për rastin ‘Badovci’

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të shpallet aktgjykimi përfundimtar për rastin ‘Badovci’, ku pesë persona akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Në seancën e fundit, prokurorja e rastit ka thënë se qëndron pranë aktakuzës, duke shprehur bindjen se të dyshuarit kanë kryer veprat për të cilat akuzohen. Të akuzuarit e këtij rasti janë Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi. Ata, sipas aktakuzës, në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.  Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …