Ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka kërkuar kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, të mos merret me greva

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, që të bashkëpunojë më të në të mirë të arsimit dhe mësimdhënësve, kjo pas paralajmërimeve të kësaj Sindikate se do të mbajnë greva nga 1 shtatori, si pasojë e pakënaqësive. Në një prononcim për EO, Nagavci ka thënë se duhet që të lihet anash “adresimi i agjendave politike”. Zotit Jasharaj, kryetarit të SBASHK-ut, i bëj thirrje publike për çështjet që janë në të mirën e arsimit, përfshirë edhe gjithë mbështetjen për mësimdhënësit, na ka partnerë e bashkëpunëtorë pa asnjë dilemë. Për humbje kohe, për adresim të agjendave politike, përkundër që ndoshta mund të merreshim, nuk kemi kohë as vullnet”, tha Nagavci. Deklaratat e kreut të SBASHK-ut, në drejtim të ministres për mosbashkëpunim, Nagavci, i quajti të pamatura, duke shtuar se është përmbajtur duke mos reaguar për to.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …