Perparim Gruda

Përparim Gruda: Ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin, kur pohoi se Serbia po ndihmon arratisjen e të burgosurve shqiptarë

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit. Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar që Serbia po i ndihmon në arratisjen e të burgosurve shqiptarë dhe po u garanton atyre mbrojtje në Serbi. Në një deklaratë të vetme, ajo përmendi shumë konspiracione, ngriti shumë hipoteza dhe deklaroi prezencën e Serbisë brenda burgjeve të Kosovës. Por, në asnjë moment nuk foli për rolin e saj si Ministre e Drejtësisë. Sjellje totalisht joprofesionale, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për vendin. Populli i Kosovës nuk meriton një ministre të tillë të drejtësisë, aq më pak deklarime kaq skandaloze në momente kaq kritike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …