Arbërie Nagavci: Është shumë e rëndësishme që maturantët të kenë rezultate reale nga Testi i Maturës

Ministrja, Arbëria Nagavci ka lënë të nënkuptohet se ideja për greva në arsim është nxitur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka lënë të nënkuptohet se ideja për greva në arsim është nxitur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke komentuar paralajmërimin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë mbi mundësinë e grevës në arsim në shtator, ajo ka thënë se është mirë të analizohet se nga kush po motivohen këto greva. “Duke filluar prej deklaratave të tij, pas takimit me zotin Haradinaj, ku thotë që mënyra e shpërndarjes, është njëra ndër tekstet ku ai e përmend njëra nga arsyet për grevë është jo vetëm se e pakuptueshme, por në fakt e shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, sepse të gjitha raportimet nga shkollat, nga mësimdhënësit, nga drejtorët janë që kjo mënyrë e subvencionimit e teksteve është një lehtësim për shkollat” ka theksuar mes tjerash, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …