Policisa

Policia ka bastisur shtëpinë e personit të identifikuar si autor i vendosjes së eksplozivit në afërsi të Ujmanit

Policia ka bastisur shtëpinë e personit të identifikuar si autor i vendosjes së eksplozivit në afërsi të Ujmanit. Bastisja është bërë në një shtëpi në zonën e Zubin Potokut në të cilën janë gjendur dhe sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë. Duke folur për këtë bastisje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka theksuar se personi i identifikuar si autor i shpërthimin, nuk është gjendur në shtëpi. “Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim” ka theksuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …