RTK-ja

Visar Azemi: Sulmi ndaj mediave me artikullin e “Sllobodna Bosna”, është manifestimi më brutal i kontrollit të RTK-së nga pushteti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se sulmi ndaj mediave me artikullin e “Sllobodna Bosna”, është “manifestimi më brutal“ i kontrollit të RTK-së nga pushteti. Ai  sulm ishte i orkestruar, e dokumentuan zyrtarë, deputetët e ministrat e Vetëvendosjes  që i dhanë jehonë këtij shkrimi. Sipas tij, “kapakun” ia vuri Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila dje tha se e njoftoi Prokurorinë për shkrimin, e gazetën boshnjake e quajti kredibile. Derisa kanë kaluar dy ditë nga ky super-skandal i transmetuesit publik që paguhet nga taksat tona, askush nuk dha përgjegjësi që publikut si u publikua  një shpifje në edicionin qendror të lajmeve. Në anën tjetër, zyrtarët e pushtetit paralelisht udhëheqin të njëjtën propagandë. Pushtetet që duan kontroll të fjalës së lirë e lirisë së mediave, i takojnë një mendësie të rrezikshme, me rrënjë në një pjesë të palavdishme të historisë njerëzore, ka thënë Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …