Joe Biden, vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale e këtij viti e paraqiti si një çështje për të shpëtuar demokracinë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim për kombin. vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale e këtij viti e paraqiti si një çështje për të shpëtuar demokracinë dhe për t’ia kaluar pishtarin një brezi të ri. Bideni në fjalimin e tij e pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale për atë që ai e sheh si një të mirë më të madhe. Kam respekt për këtë zyrë. Por unë e dua vendin tim më shumë ..Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik, dhe e cila është më e rëndësishme se çdo titull. Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan”, ka shtuar, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …