leoni

Avokati i Popullit

Jashari: Qëllimi i raportit për ta njoftuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me kontrollet e pa autorizuara

Bazuar në ankesa të qytetarëve lidhur me kontrollet e paautorizuara të KEDS-it në pronat private dhe hapësirat e banimit të konsumatorëve, Hilmi Jashari Avokati i Popullit ka publikuar raportin me rekomandime. Qëllim i raportit është njoftimi i Prokurorisë së Shtetit për pretendimet lidhur me kontrollet e paautorizuara në pronat private dhe hapësirat e konsumatorëve nga ana e KEDS-it, si dhe tërheqja e vëmendjes së KEDS-it, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut. Më tutje, Avokati i Popullit dhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, kanë pasur korrespodencë, për të cilën janë mbajtur të njoftuar me kopje edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, nga të cilët, Avokati i Popullit nuk ka pranuar asnjë reagim.“Avokati i Popullit ka analizuar dispozitat e ligjeve, rregullave dhe procedurave të cilave u referohet KEDS-i dhe ka konstatuar se, kundrejt pretendimeve të kundërta – të ankuesve në njërën anë dhe në anën tjetër KEDS-it, si palë përgjegjëse -mbetet kompetencë e prokurorive përkatëse për të kryer hetime, rreth mënyrës se si KEDS-i i ka kryer kontrollet nëpër pronat e konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …