Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Zëdhënësit e Komisionit Evropian deklaruan se nuk do të komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin Amerikan, transmeton Anadolu. Në konferencën e përditshme për media në Bruksel, gazetarët kujtuan se fjalimi i djeshëm i Netanyahut në Kongresin Amerikan shkaktoi polemika dhe reagime dhe pyetën nëse BE-ja ka ndonjë koment. Zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali tha se nuk do të komentojë fjalimin e Netanyahut. “Siç e dini, ne nuk komentojmë fjalimet apo komentet e politikanëve në përgjithësi. Ajo  shtoi se pozicioni i BE-së për situatën në Lindjen e Mesme është “shumë i qartë”. Ariana Podesta, një tjetër zëdhënëse e KE-së, tha: “Ne nuk do ta komentojmë fjalimin. Prandaj nuk kemi koment për pyetjen tuaj”. KE-ja e kryesuar nga Ursula von der Leyen, është kritikuar se ka mbajtur anën në favor të Izraelit në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …