Ka filluar afati ligjor kur kryetarja, Vjosa Osmani, mund të shpallë zgjedhjet e rregullta parlamentare, në Kosovë

Ka filluar afati ligjor kur kryetarja Vjosa Osmani mund të shpallë zgjedhjet e rregullta parlamentare. Pas dërgimit të ftesës për liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve, mundësia më e madhe e mbajtjes së tyre po shihet fundi i muajit janar apo fillimi i muajit shkurt 2025. Ftesën e kanë konfirmuar partitë politike, derisa edhe shprehën të gatshme për zgjedhje parlamentare. Monitoruesit e zgjedhjeve kërkojnë nga presidentja që t’i shpallë zgjedhjet dhe të caktojë datën sa më herët që është e mundshme, në mënyrë që KQZ-ja, të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për përgatitjen sa më të mirë të procesit zgjedhor, duke ditur edhe ndryshimet ligjore që janë bërë. Në partinë Vetëvendosje, thonë se janë të gatshëm për zgjedhjet e reja parlamentare. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa përmes një përgjigje me shkrim bëri të ditur se kryetari Lumir Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se kryetarja, Vjosa Osmani në muajin gusht duhet të caktojë datën e zgjedhjeve me dakordimin edhe të partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …