Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marr rrogat e qershorit

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marr rrogat e qershorit. Kjo sindikatë ka vlerësuar se qeveria nuk as aspak interesim për fatin e minierës dhe minatorëve. “Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepça SH.A., janë vetëm fjalë boshe dhe asgjë tjetër. Ta dini se një qasje e tillë ndaj minierës Trepça Sh.A dhe minatorëve të saj nga qeveria dhe ministria e saj paraqet rrezik serioz që të gjithë minatorët të gjejnë zgjidhje tjera apo edhe të migrojnë jashtë vendit. Fatkeqësisht ndoshta ky edhe është qëllimi dhe dëshira e disave” thuhet në reagimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker

Reçaku dhe përgjegjësia historike: dëshmi që sfidojnë mohimin

Raportimi i The Washington Post dhe dëshmitë e mbledhura nga vëzhgues ndërkombëtarë, patologë mjeko-ligjorë dhe …