Infermierët e QKUK-së protestojnë sot më kërkesën për rritjen e pagave dhe shtesat për punën gjatë vikendeve

Nga janari deri në korrik të këtij viti, 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar për të punuar jashtë Kosovës

Nga janari deri në korrik të këtij viti, 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar për të punuar jashtë Kosovës, ndërsa 81 kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik, sipas kryetares së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmie Gori. Ajo theksoi se arsyeja kryesore për largimin e infermierëve është çështja e pagës dhe trajtimi i papërshtatshëm në vendin e punës. Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e quajti largimin e infermierëve “alarmant” dhe shprehu shqetësimin për mungesën e reagimit nga autoritetet. Po ashtu, deputeti Bekim Haxhiu raportoi se gjatë Qeverisjes së Kurtit mbi 1 mijë infermierë kanë emigruar për shkak të kushteve të këqija të punës dhe pagave të ulëta. Ministria e Shëndetësisë kishte premtuar përmirësime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe kushte më të mira për profesionistët shëndetësorë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …