Edward Joseph

Edward Joseph: Barazimi, Kosovë-Krime, sa do i paqëndrueshëm do të ndryshojë me Integrimin e saj Euroatlantik

Profesori në Akademinë  për Studime të Avancuara Ndërkombëtare,  Edward Joseph,  ka folur për pretendimet analogjike në mes të Kosovës e Krimesë nga zyrtarët rusë dhe serbë. Ai ka theksuar se krahasimi do të ndryshojë kur Kosova të konkretizojë rrugën e saj euroatlantike. Joseph ka vënë në dukje se akuzat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, dhe komentet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për “precedentin” e Kosovës janë të pabaza dhe shpërfillin realitetin e situatës. Edward Joseph thotë se Serbia ka refuzuar të avancojë sfidën ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të shmangur ekspozimin e fakteve që përmbysin pretendimet e saj. Rruga e Kosovës drejt NATO-s do të ndryshojë strategjinë e Serbisë dhe do të dobësojë mbështetje ruse dhe kineze për Serbinë në OKB.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye …