Ardian Kastrati

Ardian Kastrati: Pasi është izoluar nga diplomatët, Albin Kurti ka shkuar në Paris për t’ua marrë meritat sportistëve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i izoluar, pasi për  10 muaj nuk është ftuar në asnjë konferencë serioze. Për vizitën e tij në Paris, Kastrati tha se ai ka shkuar në olimpiadë dhe për t’ua marrë meritat sportistëve, por ai nuk është muskulor dhe nuk mund t’i marrë ato merita. Ai nuk mund t’i marr  meritat e sportistëve, por  është marrë, po shkon t’i mashtrojë ata,  që ky vet i ka quajtur,  “analfabetë funksionalë”. Vizita e tij nuk ka të bëjë me politikën fare, por përpjekja për t’ i marrë meritat e sportistëve është turpi i botës. Ky është i izoluar, në asnjë samit serioz, as takim bilateral me tepih të kuq këtë nuk e kanë ftuar që 8-10 muaj, për Amerikën të mos të flasim, më s’ka shans  të bëjë asnjë vizitë atje, tha mes tjerash deputeti, Ardian Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …