Kryeministri Mustafa e rithekson se Kosova refuzon idenë e unionit doganor rajonal

Mustafa: Kemi arritur përparime, përkundër pengesave

Kryeministri, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik, i ka hedhur sërish fajin opozitës për siç ka thënë ai, pengesat me të cilat është përballur deri më tani. Sipas tij, përkundër pengesave që kanë dalë nga Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, nuk është lënë në plan të dytë zhvillimi ekonomik i vendit. “Përkundër këtyre sfidave, përballjes me gaz lotsjellës e molotov, kemi pasur rritje ekonomike”, është shprehur Mustafa. Ai ka shtuar se Qeveria e tij është në rrugë të mirë për jetësimin e projektit të Termocentralit ‘Kosova e Re’, që sipas tij, do të zgjidh problemin e furnizimit me rrymë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …