Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: Duhet të na mbështesin ndërkombëtarë jo të na kritikojnë pa nevojë

Pavarësisht mos përkrahjes dhe reagimeve të shumta dhe unanime ndërkombëtare,  zëvendësi   Kurtit, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës për mbylljen pikave të postës serbe në veri të vendit.  Bislimi ka shkruar se Posta e Serbisë ka vepruar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas Besnik Bislimit, veprimet e ndërmarra  nga Policia, janë vetëm në shërbim të mbrojtjes së sundimit të ligjit, konkurrueshmërisë, dhe kushtetutshmërisë në vend. Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal, nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Kjo, do të duhej të mbështetej fuqishëm edhe nga partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …