Ambasada angleze: Jemi të zhgënjyer nga veprimi i autoriteteve qeveritare për mbylljen e zyrave të postës serbe në veri të Kosovës

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se janë të zhgënjyer me veprimin e institucioneve të Kosovës për mbylljen e pikave të postës serbe në veri të Kosovës, pa koordinim paraprak dhe pa marrë parasysh efektin që një vendim i tillë ka tek qytetarët e thjeshtë. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në mënyrë serioze për zgjidhjen e këtyre çështjeve, duke përfshirë edhe përmes dialogut e lehtësuar nga BE-ja. Jemi të zhgënjyer nga veprimi i djeshëm i autoriteteve të Kosovës për mbylljen e zyrave të postës serbe në veri të Kosovës, pa koordinim paraprak apo pa marrë parasysh ndikimin e këtyre mbylljeve tek qytetarët e thjeshtë, kanë thënë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …