Bedri Hamza: Takimet në Shtëpinë e Bardhë janë të natyrshme dhe të bazuara në bashkëpunim të ngushtë me Amerikën

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për takimet e tij me zyrtarë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, të cilat janë të bazuara në një bashkëpunim të ngushtë që ka ndodhur gjatë periudhës së tij si ministër i Financave dhe guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Ai  ka theksuar se këto takime, që përfshijnë diskutime me asistentin e presidentit amerikan, Michael Carpenter, dhe drejtoreshën Kathlin Larkin, janë të lidhura me angazhimet e tij aktuale si kandidat për kryeministër dhe si kryetar i Mitrovicës së Jugut. Hamza gjithashtu ka paralajmëruar takime të tjera gjatë vizitës së tij, përfshirë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka theksuar mbështetje të fortë nga Amerika a për Kosovën dhe ka kërkuar  nga institucionet e vendit një angazhim të përgjegjshëm ndaj obligimeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …