Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, reagoi kundër procesit të renovimit të Stadiumit të qytetit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, ka shprehur shqetësim të thellë mbi procesin e renovimit të Stadiumit të Qytetit, pas një vendimi të Organi Shqyrtues i Prokurimit që mund të çojë në ritenderim. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka cilësuar këtë situatë si dështim të madh të Komunës dhe një  shembull më shumë të dështimeve të njëpasnjëshme të saj në vitet e fundit. Haziri ka akuzuar procesin për mungesë transparence dhe ndërhyrje të jashtme, duke theksuar se kjo ka rezultuar në dyfishimin e çmimit të projektit, që tani arrin në mbi 7.8 milionë euro. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kërkuar hetime të thella dhe ka kritikuar qeverisjen e tanishme për dështimin e menaxhimit të këtij projekti të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …