Kryetari Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri italian

Kryetari Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri italian

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Me këtë rast, Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Sardi, të cilin e përgëzoi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve të mira me Italinë. Ndërkaq, ambasadori i ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, e falënderoi kryetarin Thaçi për mikpritjen dhe tha se Italia dhe ai do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Kosova po pret

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që …