Behxhet Shala

Behxhet Shala kritikon Qeverinë Kurti për rolin e Udbashëve dhe patriotizmin e rremë, në Kosovë

Veprimtari dhe analisti, Behxhet Shala – Bajgora ka kritikuar Qeverinë e  Kosovës, veçanërisht kryeministrin,  Albin Kurti. Ai vë në dukje se, pas përfundimit të luftës, shqiptarët nuk arritën të zgjidhnin llogaritë e brendshme me ish-përfaqësuesit e regjimit jugosllav, veçanërisht ata që shërbenin si pjesë e UDB-së dhe të tjerë që kishin bashkëpunuar me regjimin serb. Këta individë, të cilët më parë kishin shërbyer Jugosllavinë dhe Serbinë, jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por u fuqizuan dhe sot zënë pozita kyçe në qeverinë Kurti. Në shkrimin e tij, Shala, përqesh përpjekjet e qeverisë për të hapur urën mbi lumin Ibër, duke ironizuar se këto përpjekje janë më shumë për vota sesa për interes të vërtetë kombëtar. Ai gjithashtu kritikon opozitën për pasivitetin e saj dhe për mungesën e një qëndrimi të qartë në lidhje me hapjen e urës dhe situatën politike në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …