Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Shqiptarët në Kosovën Lindore, më të diskriminuarit dhe të rrezikuarit në Evropë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen e rëndë të  shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore, duke e përshkruar  situatën si një vazhdimësi të politikave diskriminuese të regjimit të Millosheviqit. Sipas Hoxhajt, shqiptarët në këtë rajon po përballen me një sistem të aparteidit politik, që i trajton ata si armiq, duke i bërë më të diskriminuarit dhe të rrezikuarit në Evropë. Ai ka denoncuar mungesën e qasjes së shqiptarëve në vendet e punës në sektorin publik dhe në arsimimin në gjuhën shqipe, duke theksuar se Serbia po përpiqet t’i zhdukë nga regjistrat e vendbanimeve të tyre autoktone. Qeveria e Kosovës është e paaftë për të ndikuar në ndryshimin e gjendjes në Luginë për shkak të izolimit dhe mungesës së kredibilitetit në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …