Nënkryetarja e PSD-së,Teutë Rrusta akuzon kryetaren, Vjosa Osmani për qëndrim të plogësht ndaj Urës së Ibrit

Nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetares, Vjosa  Osmani, lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Sipas saj, qëndrimi i kryetares ka qenë i plogësht dhe në përputhje të plotë me politikat e Qeverisë, që nuk përkon me rolin që supozohet të ketë presidentja e vendit. Vjosa Osmani vazhdimisht ka vepruar si një zgjatim i politikave qeveritare, duke e bërë të vështirë për ta marrë seriozisht si një udhëheqëse e pavarur. Ajo shtoi se presidentja ka përdorur pushtetin e saj në mënyrë të kufizuar, duke u shndërruar në një presidente të një pjese të qytetarëve të Kosovës dhe jo të të gjithëve. Askujt nuk i konvenon një kryetare kaq ngushtë e lidhur me Qeverinë e Kosovës.  Teutë Rrusta ka nënvizuar nevojën për një qëndrim më të pavarur dhe të fortë nga ana e presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës hedh poshtë lajmet për të shtëna në brezin kufitar: “Dezinformatë nga mediat serbe”

Policia e Kosovës ka sqaruar se raportimet e fundit në mediat serbe për të shtëna …