Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve kërkon unitet për ndryshime në qeverisje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. ka bërë thirrje për bashkim dhe ndryshim, duke theksuar nevojën për ta rikthyer Kosovën në rrugën e shteteve normale. Haradinaj u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike dhe qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në këtë përpjekje për ndryshim. Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale! Drejt fitores me 9 shkurt 2025!” ka shkruar Haradinaj, duke dërguar një mesazh të qartë për unitet dhe përkushtim në këto zgjedhje të rëndësishme për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Ngërçi politik paralizon Kosovën: Gjysma e institucioneve pa borde aktive dhe pa llogaridhënie

Pothuajse gjysma e institucioneve të pavarura dhe agjencive në Kosovë po funksionon në kushte jofunksionale, …