Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti dhe Katari po përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Për këtë qëllim, sot në Izrael do të qëndron Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ekipi negociator i Izraelit shprehu optimizëm të përmbajtur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. “Gjatë takimit me kryeministrin, ekipi u tregua i rezervuar mbi shanset për përparimin e një marrëveshjeje bazuar në propozimin e fundit amerikan” thuhet në njoftimin e nga zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Zëri i Amerikës njofton se llani i ri për arritrjen e një marrëveshje ka për qëllim edhe uljen e tensioneve që mund të nxisin një luftë rajonale pas kërcënimit të Iranit dhe grupit militant Hezbollah se do të sulmonin Izraelin si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
