Bashkimi Evropian

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim shumë negativ në ekonominë e vendit tonë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka vlerësuar se masat që Bashkimi Evropian i ka ndërmarr ndaj Kosovës, kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit tonë. “Aq sa kemi pasur mundësi me parë dhe prej të dhënave që janë publike, vlera e projekteve të cilat nuk kanë mundur të implementohen si rezultat i masave ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës shkon rreth 300 milionë euro deri më sot: ka thënë gjatë intervistës për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, që të punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtar që të shfuqizohen sa më shpejt këto masa dhe të mos lejohet vendosja e sanksioneve të shtesë, të paralajmëruara nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …