Autoritetet e Ukrainës njoftojnë se kanë shkatërruar urën e dytë të rëndësishme në rajonin e Kurskut

Autoritetet e Ukrainës njoftojnë se kanë shkatërruar urën e dytë të rëndësishme në rajonin e Kurskut. “Minus edhe një urë” ka shkruar komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk dhe ka shpjeguar më tutje se kjo urë do të ju sjell vështirësi logjistike forcave ruse. “Forcat Ajrore vazhdojnë ta privojnë armikun nga aftësitë e logjistikës përmes sulmeve precize ajrore, të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet” ka shkruar mes tjerash komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …