Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Deputeti, Driton Selmanaj akuzon RTK-në për shkelje etike dhe favorizim të militantëve të Vetëvendosjes

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Radio Televizionin e Kosovës, duke akuzuar institucionin për përhapjen e lajmeve të rreme dhe favorizimin e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.  Selmanaj shprehu shqetësimin e tij lidhur me mosmarrjen e masave ndaj atyre ndaj porositës të lajmeve të rreme, sikur janë, Dejona Mihali, Adi Krasta dhe Rilind Gërvalla. Ai theksoi se në vend që të largohen këta individë, po largohen profesionistët, gjë që sipas tij, pasqyron logjikën kapëse të Lëvizjes Vetëvendosje. Selmanaj kritikoi RTK-në për sulmin ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë, duke e konsideruar këtë si një reflektim të tendencave autoritare të partisë në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …