Bekim Haxhiu: Fotografia e Kurtit në Konventën Demokratike tregon distancën që ai e ka me diplomatët amerikanë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar fotografinë e kryeministrit Albin Kurti gjatë hapjes së Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Ai vlerësoi se pozicionimi i Kurtit në rreshtat e fundit të fotografisë simbolizon marrëdhënien e tij të largët me Amerikën. Bekim Haxhiu,  e cilësoi Kurtin si një “mashtrues” dhe “filozof të dështuar,” duke thënë se ky pozicion është i merituar për kryeministrin, duke nënkuptuar se Kurti nuk meriton një trajtim më të mirë nga aleati kryesor i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …