Deputetja Hykmete Bajrami, akuzon Qeverinë-Kurti për korrupsion dhe shkelje të ligjit në rastin e KEK-ut

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur rreth ngritjes së aktakuzës kundër ish-kryeshefit të KEK—ut, Nagip Krasniqi, duke theksuar se ndëshkimi i të korruptuarve nga pushteti është i pashmangshëm, qoftë nga ligji apo vota e qytetarëve. Qeveria Kurti ka nënshkruar mbi 900 kontrata njëburimore, të cilat, sipas saj, janë burim i korrupsionit dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Ajo ka bërë thirrje që organet e hetuesisë të hetojnë këto kontrata dhe të mbajnë përgjegjës ata që kanë shkaktuar dëme. Është rasti i Krasniqit, ku buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 3.7 milionë euro për shkak të tregtisë së energjisë me një kompani të palicencuar, në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka saktësuar, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …