Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” kërkon rritjen e fondeve nga Institucionet e Kosovës

Fondacioni, “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare te kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rritje të fondeve të nevojshme për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së. Kryesuesi i këtij fondacioni, Ismail Syla, ka bërë të ditur se kërkesa u dorëzua më 12 gusht dhe argumenton se mungesa e mjeteve financiare ka çuar në largimin e një nga avokatët kryesorë të Hashim Thaçit, me mundësinë që avokati aktual të largohet gjithashtu. Ky zhvillim do të ndikonte negativisht në procesin gjyqësor, duke e shtyrë atë për së paku gjashtë muaj. Fondacioni ka shpenzuar 8 milionë e 195 mijë e 800 euro gjatë vitit 2023 për mbrojtjen e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke tejkaluar buxhetin e ndarë prej 7 milionë eurosh.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …