Rama: Qeveria Kurti nuk po e trajton Prishtinën si kryeqytet

Kryetari i kryeqendrës sonë, Përparim Rama ka thënë se Qeveria Kurti nuk po e trajton Prishtinën si kryeqytet. Ai ka theksuar më tutje se kjo qeveri ka penguar realizimin e disa projekteve madhore në kryeqendrën tonë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka sqaruar më tutje se projekti madhor i ndërtimit të rrugës “Agim Ramadani”, edhe pse është tenderuar, është ndalur nga institucionet e nivelit qendror me arsyetimin se në atë pjesë mund të ketë gjetje parahistorike, ku kjo sipas tij, kjo është një bllokadë politike. “Edhe projektit të ish-objektit “Gërmia”, ku është planifikuar të ndërtohen salla koncentrale dhe muzeu, i janë pamundësuar punimet si shkak i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ku si pasoja shuma e destinuar prej 20 milionë eurosh është bllokuar. “Përkundër pengesave dhe kritikave të shumta nga opozita në Kryeqytet, projektet e planifikuara do të përfundojnë, shumica e të cilave, janë të bashkëfinancuara nga sektori privat” ka thënë mes tjerash kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …