Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Jepni përgjegjësi qysh keni mashtruar prej bashkimit kombëtar e deri te 160 çerdhet që kurre nuk u ndërtuan

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë Kurti dhe ministrave të saj. Ajo ka shtuar më tutje se mashtrimeve të kësaj qeveri po ju vjen fundi. “Nuk kalojnë mashtrimet me bono. Prandaj s’keni përgjigje. Ne mungesë të përgjigjes, ministri i dështimeve po ju tregon mediave qysh duhet të publikojnë reagimet e opozitës ku zbërthehen mashtrimet e partisë në pushtet. Jepni përgjegjësi qysh keni mashtru prej bashkimit kombëtar e deri te 160 çerdhet që kurre nuk u ndërtuan. Qytetarët po kërkojnë përgjigje pse mashtruat se do t’i përfundoni rrugët për Gjilan, Mitrovicë e Podujevë. Mashtrimeve tuaja po ju vjen fundi dhe prandaj shkaktojnë dhimbje kur mashtrimet tuaja ua tregoj qytetarëve”, ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …